Policia shoqëron shoferin e kazinosë ku…

Aktualitet

Rodi Barçi, shoferi i një kazinoje në Tiranë, është shoqëruar në Komisariatin nr.1 dhe po merret në pyetje për dhunimin barbar të 22 vjeçares nga Kenia, Joy Ayoko. Pas gjashtë muajsh në koma, e reja që punonte në kazino, ka ndërruar jetë.

32 vjeçari është shoqëruar në polici, edhe pse prej muajsh ka pasur deklarata nga shoqet dhe nëna e vajzës, se ajo përndiqej prej kohësh nga shoferi dhe ndihej e rrezikuar. Rodi Barçi dyshohet se është personi i fundit që ka pasur kontakt me Joy Ayoko.

Edhe në shtëpinë e shoferit të kazinosë është kryer një kontroll nga shërbimet e Komisariatit nr.1, por deri tani nuk ka një informacion zyrtar dhe nëse për Rodi Barçin është ngritur ndonjë akuzë.

Joy Ayoko kishte ardhur në Tiranë në muajt e parë të vitit 2022 dhe punonte në një kazino në kryeqytet. Rreth datës 12-13 gush, shoqet kanë humbur kontaktet me Joyn dhe rastësisht e kanë parë nën dritaren e dhomës së hostelit, të rrahur barbarisht dhe gati të vdekur.

Më datë 14 gusht, e reja nga Kenia është shtruar në spital në Tiranë dhe ka qëndruar në koma. Në janar të këtij viti, nëna e saj e mori në Kenia për kurim dhe fatkeqësisht disa ditë më parë u njoftua se 22 vjeçarja kishte ndërruar jetë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?