Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i saj duke i drejtuar një letër kryeministrit të vendit dhe njëkohësisht kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama.
Me anë të letrës së bërë publike Bilali shkruan se arsyet për largimin nga roli i saj janë tërësisht personale, ndërsa ka shtuar se “si një qytetare e përgjegjshme” nuk mund t’ia lejonte vetes që ta merrte këtë vendim në një moment tjetër.
Në letër ajo shkruan më tej se i vjen keq nëse ka zhgënjyer ndokënd me këtë vendim, teksa ka shtuar se të qenit ministre kërkon kohë dhe angazhim.

Total 0 Votes
0
0