Moment romantik / Luizi këndon për Kiarën, puthje e përqafime (VIDEO)

Show

Banorja e BBV2, Kiara Tito feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 27-të.

Dhe për këtë ditë të veçantë, për të ishte përgatitur një befasi shumë e madhe.

Fillimisht kanë qenë familjarët e saj (prindërit dhe vëllai) që nga Italia ia kanë dërguar një video-mesazh urimi bukuroshes së BBVA.

Më pas, prezantuesja Arbana Osmani e ka ftuar Kiarën që të shkojë në oborr për surprizën e radhës, ku e priste këngëtari Luiz Ejlli – konkurrenti që flirton tash e sa kohë me të dhe mundohet t’ia fitojë zemrën.

 

 

 

Artisti shkodran ka interpretuar live për Kiarën këngën “Perfect” të Ed Sheeran në shenjë dedikimi për simpatinë e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Ndërkohë që banorët e tjerë, mes emocionesh e kanë shijuar këtë moment nga disa metra tutje në oborr.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?