Rama për sulmet kibernetike: “Irani na goditi rëndë”

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos ku po mbahet Formu Ekonomik. Gjatë fjalës së tij kryeministri është ndalur edhe te sulmet kibernetike.

Rama tha se në 6-7 vite 95% e shërbimeve kanë kaluar online.

Ai u shpreh se vitin e kaluar Shqipëria u sulmua shumë rëndë nga Irani, mirëpo edhe pse nuk ka sistemet teknologjike të fundit arriti ta menaxhojë më së miri dhe arriti që të ruajë të dhënat.

“Pikë së pari dua tju them kurrë mos ftoni dikë nga Ballkani dhe ti vendosi kufi kohe. Ia dolëm të bëheshim për 6-7 vitet e fundit vendi që ka 95% shërbime tërësisht online. Nuk ka më nevojë të kontaktoni zyra. Kjo ka ndihmuar shumë. Por në të njëjtën kohë na ka ekspozuar shumë. Vitin e kaluar u sulmuam shumë rëndë nga Irani. Sigurisht bëmë me shumë vëmendje në ccdo hap investigime me ekspertë të FBI-së dhe Microsoft. dhe ende jemi të sulmuar,praktikisht ditë pas dite.

Megjtithatë edhe pse nuk kemi një siguri kibernetike të fjalës së fundit ne arritëm që të shmangim zhdukjen tërësore të sistemeve që kishim dhe praktikisht shmangëm humbjen e të dhënave, çka ishte dhe synimi i sulmit. Ne kemi rrezistuar mirë krahasuar me synimin e agresorëve. Bazuar në raportin ishte shumë e qartë që autorët kishin synim fundor fshirjen e sistemeve për të na kthyer te epoka e gurit”, tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?