Konfindustria: Nafta duhet të ishte nën 180 LEKË! Bordi ka dy javë që po vonohet

Aktualitet Ekonomi

“Sipas të dhënave nga bursat ndërkombëtare cmimi i naftës ka rënë me shpejtësi, duke u përafruar ndjeshëm kuotave më të ulta të vitit 2022. Mbështetur në vlerësimet krahësuese me bazë vjetore, cmimi i shitjes me pakicë të produktit “naftë/diesel” në tregun shqiptar duhet të ishte më i ulët se 183 lekë/litër”, thotë Konfindurstia.

Ndërkohë, prej mëse 2 javësh çmimi i naftës në tregun shqiptar është në kufijtë e pothuaj 200 lekë/litër. Sipas Konfindustrisë, Bordi favorizon hapur oligarkët e karburanteve sepse në një kohë që nafta ka rënë në bursë po vonon qëllimisht uljen e çmimit. Ndërkohë, kur çmimet rriten në tregun ndërkombëtar, Bordi del menjëherë me vendim.

Deklaratë: Konfindustria per cmimet e karburanteve Janar 2023

Konfindustria rishpreh shqetësimin për vazhdimin e mosndërhyrjes në vazhdimësi të Bordit të Trasparencës edhe gjatë fillmvitit 2023 për uljen e cmimit të karburanteve në tregun vendor.

Sipas të dhënave nga bursat ndërkombëtare cmimi i naftës ka rënë me shpejtësi, duke u përafruar ndjeshëm kuotave më të ulta të vitit 2022. Mbështetur në vlerësimet krahësuese me bazë vjetore, cmimi i shitjes me pakicë të produktit “naftë/diesel” në tregun shqiptar duhet të ishte më i ulët se 183 lekë/litër. Ndërkohë, prej mëse 2 javësh cmimi i naftës në tregun shqiptar është në kufijtë e pothuaj 200 lekë/litër. Kostot e mësipërme shtesë për qytetarët dhe bizneset arrijnë në vlera miliona dollarë $.

Konfindustria rishpreh shqetësimin e saj, se Bordi i Trasparencës në vazhdimësi vonon në mënyrë të tejskashme kohore dhe qartësisht të qëllimtë vendimarrjen në rastin e uljes së cmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëare. Në të njejtën kohë institucioni në fjalë vazhdon praktikën e vendimarrjes së menjëhershme në rast të rritjes së cmimeve së karburanteve, duke e pasqyruar drejtëpërdrejtë në tregun vendor.

Praktika e mësipërme godet ashpër interesin publik dhe favorizon hapur oligopolin e operatorëve të karburanteve, rritjen e sfocuar të të ardhurave buxhetore si dhe mbështet kontrabandën masive.

Konfindustria ka kërkuar në vazhdimësi shkrirjen e Bordit të Transparencës dhe themelimin e Entit të Karburanteve si dhe marrjen e masave për rritjen e domosdoshme të konkurueshmërisë në tregun më të madh strategjik të vendit prej 10—11% të PPB me qarkullim mbi 1.5 miliard $/vit. Enti i Karburanteve duhet të jetë në varësi të Kuvendit të Shqipërisë dhe i përbërë nga profesionistë.

Bordi i Trasparencës është në varësi të ekzekutivit dhe i përbërë, në konflikt të plotë interesi, në gjysmën e tij nga përfaqësues të vetë subjekteve tregëtare, që duhet të hetohen për  spekullime të mundshme në treg.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?