Covid përhapet frikshëm në Kinë

Bota

Gati 90% e banorëve në Henan, një nga provincat më të populluara të Kinës, janë infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije një zyrtar rajonal shëndetësor, teksa tha se vendi po përballet me një rritje të paprecedentë të rasteve.

Pas tre vitesh kufizimesh që ishin ndër të fortat në botë, Kina  muajin e kaluar papritmas hoqi shumicën e masave kundër koronavirusit.

Numri i pacientëve është rritur në mënyrë eksponenciale, ndërkohë që sistemi shëndetësor është i mbingarkuar nga pacientë të moshuar dhe krematoriumet duket se nuk mund të përballojnë fluksin e kufomave.

Në Henan (Kina qendrore), provinca e tretë më e populluar e Kinës, 89% e popullsisë ishte infektuar me Covid-19 që nga 6 janari , tha një zyrtar lokal shëndetësor, Kan Chuansheng.

Bazuar në këtë normë, rreth 88.5 milionë njerëz thuhet se kanë kontraktuar tashmë Covid, nga afërsisht 100 milionë banorët e provincës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?