Berisha uron gazetën RD: Gëzuar 32 vjetorin e fjalës së lirë!

Aktualitet Shkrime
Gëzuar 32 vjetorin e fjalës së lirë!
Daljen e numrit të parë të gazetës “Rilindja Demokratike”.
Të dashur miq,
5 janari i vitit 1991 është për ne shqiptarët dita e fjalës së lirë. Si sot 32 vjet më parë u botua numri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike”, gazetës së fjalës së lirë dhe mendimit të lirë pas pothuaj gjysëm shekulli monizmi total në diktaturën hoxhiste. Në dallim nga vendet e tjera ish komuniste në të cilat u tolerua një lloj shtypi klandestin dhe një formë e kufizuar e pluralizmit të mendimit, në Shqiperinë Hoxhiste e shpallur me kushtetutë se shteti i diktaturës së proletariatit, fjala e lirë deri në vitin 1990 po të dilte nga goja, ndëshkohej sipas nenit famëkeq 55 me shumë vite burg. Kurse për një trakt të shtypur, autori dënohej dekada burg, e madje dhe pushkatim!
Në Shqipëri pa mohuar një ndikim skajor të glaznostit të Gorbaçovit, pluralizmi i vërtetë i mendimit dhe pluralizmi politik lindën si binjake të lëvizjes studentore, revolucionit demokratik të dhjetorit 1990. Kështu fill pas themelimit të PD Komisioni i saj nismëtarë në njërën nga mbledhjet më të para të tij në një vendim historik vendosi botimin e gazetës “Rilindja Demokratike” si gazetë e fjalës së lirë, organ i Partisë Demokratike si dhe miratoi bordin drejtues të përbërë nga gazetarë, publicist, shkrimtarë, intelektualë të shquar. Krahas tyre një grup studentesh aktiv në lëvizjen e dhjetorit do nisnin punën në ekipin e gazetës, si dhe intelektualë të shquar të fushave të ndryshme të Tiranës do ishin bashkëpunëtor të saj.
“Rilindja Demokratike” lindi me një mision të madh:
-si zë i të vërtetës në mbreterinë e mashtrimit,
-si rreze drite në hapsirën e erresirës gjysëm shekullore
-si zëdhënëse e fjalës së lirë, anticensurës, por edhe e revolucionit demokratik antikomunist të viteve 1990
-si zëdhënëse e interesit dhe çështjes kombëetare deri atëherë të tradhëtuar
-si themeluese e shtypit të lirë,mësonjtore e tij.
Numrin e saj të parë e pritëm në një natë të bardhë, pothuajse si nje akt të magjishëm, si një mesazh gjysëm hyjnor. Ky numër hapej me titujt kushtuar fjalës së lirë, interesit kombëtar, si ylli polar i Partisë Demokratike, tregut të lirë dhe kronikat e lëvizjes studentore të atyre ditëve që ndanë epokat si dhe veprimtaritë në Tiranë dhe rrethe të Partisë Demokratike.
Fryma e hapur, guximi i ekipit të saj, përmbajtja, vërtetësia, civiliteti i shkrimeve dhe uria gjysëm shekullore e shqiptarëve për fjalën e lirë, e bënë Rilindjen Demokratike që në numrat e parë organ të të vërtetave të ndaluara, të mendimit të lirë, gazetën më të fuqishme, më të lexuar në tërë historinë e shtypit shqiptarë. Në javët dhe muajt në vazhdim “Rilindja Demokratike” si një akullthyese do eksploronte dhe thyente me sukses akujt në të gjitha labirintet e territoret e ndaluara të psikologjisë të shoqerisë më moniste të Europës duke çliruar mendjet e ngrira prej dekadash nga tabutë që i mbanin të pushtuara. Gazeta që në numrat e parë përballoi me sukses armiqesinë e egër të partisë terroriste, nomenklaturës dhe organit të saj “Zëri i Popullit”. Duke qëndruar zëdhënëse e revolucionit demokratik e antikomunist të viteve ‘90 ajo i rezistoi gjithashtu presioneve të pamerituara absurde partiake për të qendruar besnike misionit të saj kryesor, zëdhënëse e fjalës së lirë ,zëdhënëse e së vërtetës. Ajo me gjithë presionin dhe perpjekjet për t’i mbyllur gojën dhe vënë bravë gjatë problemeve të brendshme të Partisë asaj, vjen sot në 32 vjetorin e saj përsëri si organ i të vërtetës, transparencës, antimafies që përballet me vendosmëri dhe guxim, me pushtetin me të korruptuar, me të inkriminuar në Europë të Edi Ramës, me qeverinë e tij organizatë e vërtetë kriminale.
Me këtë rast le të shprehim nderimin tonë më të madh, mirënjohjen time më të thellë ndaj të gjithë atyre që themeluan, formuan dhe drejtuan e drejtojnë dhe sot “Rilindjen Demokratike” si organ i të vërtetave dhe vlerave të mëdha të fjalës dhe mendimit të lirë. Gëzuar! sb.
(Ps. ribotohet e përpunuar.)
Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?