Duka, zgjedh trajnerin e ri të Kombëtares

Sport

Presidenti Duka dhe stafi i tij kanë vendosur t’i besojnë stolin e ekipit përfaqësues brazilianit Sylvinho.

Burime pranë FSHF-së bëjnë me dije se Sylvinho dhe Duka kanë gjetur akordin total, pasi kjo ishte një negociatë e cila ka nisur pak kohë më parë. Menjëherë pas përfundimit të Botërorit, Sylvinho është i lirë, pasi si zëvendës i Tites, u largua nga stoli i seleçaos pas zhgënjimit në Katar.

Sylvinho

Sylvinho është një ish futbollist i famshëm brazilian, me një karrierë të shkëlqyer si lojtar ku ka zhvilluar mbi 400 ndeshje si profesionist me ekipe elitare si Corinthias, Arsenal, Celta, Barcelona dhe Man.City.

Sylvinho Confjpg

Eksperienca e parë si trajner ishte ajo e ndihmësit të Tites te Corinthias, ndërsa në dhjetor të 2014-ës u transferua në Milanon për të bërë ndihmësin e Roberto Mancinit në pankinën e Interit. Më 2016-ës u bë sërish krahu i djathtë i Tites, këtë herë në përfaqësuesen e Brazilit, ndërsa në 2019-ën provoi eksperiencën e parë si trajner i parë i një klubi të njohur. Ishin francezët e Lyonit ata që i besuan pankinën, por eksperienca në Ligue 1 zgjati pak për Sylvinhon, që u shkarkua në tetor të 2019-ës, vetëm 4-5 muaj pas emërimit. Më pas, në maj të 2021-shit Sylvinho u emërua trajner i Corinthiasit, ku rezistoi thuajse një vit, pasi u shkarkua në shkurt të këtij viti. Eksperienca e fundit ishte sërish në krahë të Tites, si ndihmës gjatë aventurës në Botëror.

 

 

Silviii

Në Tiranë, në stolin e Kombëtares, Sylvinho do të ketë si ndihmës Pablo Javier Zabaleta, gjithashtu një figurë e futbollit ndërkombëtarë, teksa ka luajtur 58 ndeshje me Argjentinën dhe ka luajtur në nivele të larta në rang klubesh. Objektivi i Sylvinhos dhe stafit të ri të Kombëtares do të jetë i njëjtë, kualifikimi për në “Euro2024”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?