Rusia pranon se ka sulmuar infrastrukturën ukrainase me raketa

Bota

Rusia ka pranuar me anë të një deklarate se ka kryer një “sulm masiv” në infrastrukturën e furnizimit me energji elektrike të Ukrainës të enjten në mëngjes, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte përdorur armë me precizion të lartë për të shuar furnizimet me energji në disa rajone të Ukrainës, ndërsa pretenduan se sulmet kishin ndërprerë prodhimin dhe riparimin e pajisjeve ushtarake dhe lëvizjen e trupave rezervë.

Ukraina dje deklaroi se kishte rrëzuar 54 nga 69 raketat e lëshuara nga Rusia në mëngjes herët, por të paktën katër persona u vranë.

Sakaq, ditën e enjte , 90% e njerëzve në qytetin perëndimor të Lviv dhe 40% e atyre në Kiev ishin pa energji elektrike pas sulmeve me raketa.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?