Berisha: SKAP-i po ushqehet me djegësat e qeverisë

Politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim me gazetarët në selinë blu u ndal tek afera e inceneratorëve. Gjatë fjalës së tij Berisha nuk i ka kursyer kritikat as ndaj SPAK, duke thënë se po ushqehet me inceneratorët e qeverisë.

“Sot ka prova të dhëna që implikojnë direkt SKAP-in e partisë si institucion, po ushqehet në grazhdin e djegësave të qeverisë. Nuk ka gjë më absurde dhe më të njëanshme e kompromentuese se sa kryetarin e bashkisë së Fierit, përgjegjës direkt për akuzat e bëra për inceneratorin e Fierit, toka, çmimet ndryshimet e pozicioneve nuk e përjashtojnë nga akuzat dhe marrin në akuzë vartës të tij.  Ka një binom të pandarë në aferën e SKAP-it dhe është binoni Rama-Ahmetaj -Veliaj. Janë të pandarë. SKAP-i është droguar me paratë e djegësave dhe kjo e bën të pashpresë një proces hetimi transparent. Siguroj qytetarët se kjo çështje do të jetë madhore, e revolucionit të demokracisë. Java kishte një ngjarje tjetër të rëndë. Rama dhe Veliaj duke shkelmuar çdo parim, varrosën dosjen e Teatrit. Aktin më të shëmtuar më antikombëtar që ka ndodhur në vitet e fundit.  Grupi për Aleancën e Mbrojtjes së Teatrit ka vlerësimin tim. Akti I Edi Ramës dhe i Erion Veliajt ishte një grusht për çdo qytetar shqiptar. Unë u them atyre se ai ndërtim nuk do të pranohet kurrë dhe se përballja me regjimin do të ketë objektiv tjetër madhor dhe rindërtimin e Teatrit si ka qenë dhe ku ishte. Të gjitha këto dëshmojnë se regjimi ka humbur çdo moral, parim dhe ligj dhe se revolucioni demokratik është i pashmangshëm”, ka thënë Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?