Gjiknuri: Me kundërshtarët që kemi ne nuk zbresim nën 40 bashki
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka deklaruar se Partia Socialiste në zgjedhjet lokale ka të sigurta fitimin e 40 bashkive. Gjatë fjalës së tij me gazetarët, Gjiknuri theksoi se me kundërshtarët që ata kanë numri i bashkive mund të jetë edhe më i lartë.
“Nuk zbresim nën 40 bashki, kjo nuk diskutohet. Shifra mund të jetë edhe më e lartë por varet nga dinamika dhe organizimi ynë. Duke parë qeverisjen dhe trashëgiminë lektorale dhe alternativën përballë dalim natyrshëm në këtë përfundim. Edhe ju edhe pse nuk doni ta pranoni këto janë llogaritë elektorale kur nuk ke asnjë alternativë tjetër përballë. Alternativa e besueshme mund të kthente kahje, por këtu kemi të njëjtët njerëz që nuk kanë asnjë bagazh pozitiv të qeverisjes së tyre” tha Gjiknuri.