Iranianët hakerojnë të dhënat e klientëve të ‘Credins Bank’

Aktualitet

Hakerat iranianë kanë hakëruar të dhënat e klientëve të bankës “Credins”. Dosja.al zotëron videot e publikuara nga hakerat të cilët tregojnë përmes lëvizjeve në një monitor të një kompjuteri se mund të aksesojnë llogaritë e çdo klienti të kësaj banke të nivelit të dytë. Mesazhi që shfaqet në ekran është: Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës; dhe kjo do të vazhdojë!

Iranianët e paralajmëruan një hakërim të tillë kur publikuan pak ditë më parë një mesazh të koduar.

“A u besoni politikanëve më shumë se sa vetes tuaj? A u besoni bankave tuaja më shumë se vetes tuaj?”- thuhej në mesazhin e tyre.

Hakerat iranianë kanë nisur një varg sulmesh prej muajsh. Së fundmi ata publikuan certifikatat e sigurisë të punonjësve të Ministrisë, ndërsa më herët sfiduan kryeministrin Edi Rama me publikimin e listës së zgjedhësve. Të dhëna të tjera që janë publikuar prej tyre janë patentat, targat, pagat si dhe listën e punonjësve të SHISH. Ata kanë publikuar dhe të dhënat personale të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, kreut të SHISH, Helidon Bendo, nënkryetarit Oljan Kanushi, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe e-mailet e këtij të fundit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?