Sali Berisha është zotuar këtë të premte se Teatri i ri Kombëtar, punimet për të cilin nisën tre ditë më parë, edhe nëse ndërtohet do të rrafshohet kur PD të vijë në pushtet. Këtë deklaratë, ai e bëri në një komunikim me gazetarët në selinë blu.
“Unë u them atyre: se ai ndërtim nuk do pranohet kurrë dhe se përballja me regjimin do ketë një objektiv tjetër madhor, rivendosjen e Kushtetutës dhe rindërtimin e teatrit siç ka qenë në vendin ku ishte.
Të gjitha këto dëshmojnë se regjimi ka humbur çdo parim, moral dhe ligj. Revolucioni demokratik është i pashmangshëm. Është jetik për shpëtimin e Shqipërisë.
Do bëhet gjithçka që ai projekt të mos ndërtohet. Por do rrafshohet. Aty do ndërtohet teatri siç ka qenë. Kjo nuk ka diskutim. Ai do rrafshohet, do i lëshojë rrugën teatrit siç ka qenë. Do bëhet gjithçka për ta penguar”, tha Sali Berisha.