Rama tallet me opozitën: Le të fantazojnë, mjafton të jenë paqësorë

Aktualitet

 

Rama tha se protestuesit janë të mirë të bëjnë të kenë fantazi dhe ta çojnë çështjen në Strasburg për sa kohë janë paqësorë.

“Çfarë lidhje ka kjo me mua. Janë në të drejtën e tyre të bëjnë të gjithë marrëzirat që ju shkojnë nëpër mend dhe të fantazojnë të gjitha gjërat. Mjaftojnë ta bëjnë në mënyrë paqësore. Nga pikëpamja tjetër kush do qash, kush do qesh kushdo ju përshëndet si unë.”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë mori pjesë sot në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Zona u rrethua me forca të shtuara policore për të shmangur tensionet e mundshme nga qytetarët që kanë protestuar kundër shembjes së Teatrit dhe ndërtimit të një të riu./abcnews.al

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?