Zelenskyy viziton sot Uashingtonin, takim në ‘Shtëpinë e Bardhë’ me presidentin Biden
Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të vizitojë sot Uashington, teksa vendi i tij hyn në muajin e 10-të të pushtimit nga Rusia. Ky takim do të shënojë gjithashtu edhe udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga nisja e luftës. Mediat e huaja raportojnë se, takimi i presidentit Joe Biden dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky është planifikuar të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë, ku do të ndiqet gjithashtu një fjalim i tyre. Fokusi i dikustimeve mes dy homologëve do të jetë pikërisht disa paketë-plane për të ndihmuar Ukrainën në këtë moment të vështirë të luftës që është duke përjetuar.
Biden do të njoftojë një ndihmë shtesë prej 1.8 miliardë dollarësh për sigurinë në Ukrainë gjatë vizitës së pritshme. Ligjvënësit po planifikojnë gjithashtu që Zelensky të vizitojë Kapitol Hillin, ku gjithashtu do të japë një fjalim. Për shkak të sigurisë që duhet të rruhet, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi nuk ka konfirmuar planin e vizitës së Zelenskyyt në Kapitol.
“Nuk e dimë ende. Ne thjesht nuk e dimë”, tha ajo.
Vizita e liderit ukrainas në Uashington do të përbënte një moment të rëndësishëm 10 muaj që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë. Zelensky është shfaqur si një personifikim ndërkombëtar i rezistencës ukrainase ndaj pushtimit dhe ka kaluar pjesën më të madhe të vitit duke u kërkuar kombeve për mbështetje.