Krasniqi e artë në Jeruzalem, mposht britaniken në xhudo  

Sport

Kosova përfaqësohet me 4 sportiste femra në këtë kompeticion. Distria Krasniqi (-52kg), Nora Gjakova (-57kg), Laura Fazliu (-63kg) dhe Loriana Kuka(-78kg) janë garueset që marrin pjesë. Ndërkohë nga Shqipëria nuk ka asnjë sportist në këtë event.

Në garën për peshën nën 52 kilogram, Krasniqi ka arritur të shpallet kampione duke fituar dhe medaljen e artë, për Kosovën. Sportistja dardane ka mundur në finale britaniken Chelsie Giles.

Ndërkohë në garën e peshës nën 57 kilogram, Nora Gjakova nuk ka arritur më shumë se vendi i 5-të pasi është mundur në gjysëmfinale nga sportisitia e Koresë së Jugut, Mimi Huh.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?