Amnistia fiskale, Berisha thirrje deputetëve: Mos e miratoni

Politike

Berisha: Edi Rama, u servir shqiptarëve çdo ditë në qendrim e vendime dhe projektligje e ligje, interesat e krimit, të mafies dhe të klanit të tij personal, duke bërë avokatinë e këtyre interesave, Edi Rama vret çdo ditë shpresën e shqiptarëve, errëson dritën në të ardhmen e tyre.

Në kundërshtim flagrant, me interesa të çdo qytetari shqiptar, dhe përllogari të klanit të tij mafioz dhe krimit të organizuar shqiptar, ai sfidon çdo shqiptar dhe mbarë komunitetin ndërkombëtar me projektin e amnistisë fiskale, ç’ka do të thotë një mbështetje e fuqishme e organizatave kriminale shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën.

Çfarë do të thotë, një proces gjigand dhe i paparë ndonjëherë, i larjes së parave të krimit, me procedura ligjore nga Shqipëria, që do të thotë, fuqizim i madh i organizatave kriminale dhe mafies shqiptare, në rajon, në Europë dhe në Botë. Kjo do të thotë injorim tërësor i çdo forme të lirë konkurrence, një goditje fatale për biznesin e ndershëm shqiptar.

Me këtë rast, dënoj me forcën më të madhe, këtë projekt ku i cili Edi Rama për interesa të klanit të tij mafioz dhe të organizatave kriminale shqiptare, kërkon të kriminalizojë ekonominë shqiptare, kërkon të rrënojë të gjitha efektet e garës së hapur dhe të ndershme, kërkon të godasë ata të cilët kanë ndërtuar bizneset, jo mbi krimin, drogën, vrasjen, trafiqet, por mbi mendjen, djersën, ndershmërinë dhe integritetin e tyre.

Ky insistim i tij është një ndëshkim i vërtetë për mbarë shqiptarët, është një goditje e rëndë për perespektivën europiane, për të ardhmen europiane të shqiptarëve.

Çdo deputet që merr përsipër të votojë një akt të tillë kriminal, direkt apo indirekt bëhet anëtar i një organizate kriminale që Europa nuk e ka parë ndonjëherë.

Ndaj dhe thirrja ime është: për çdo parlamentar, të hedhë poshtë me përçmim dhe neveri, si tepër të rrezikshëm për sigurinë e vendit, për të ardhmen e Shqipërisë, projektin famëzi të amnistisë fiskale të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?