Peleshi: Do të blejmë dy helikopterë për zjarret dhe përmbytjet

Aktualitet

Ministri i Mbrotjes Niko Peleshi bëri me dije se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave,  u mor vendimi për blerjen e dy mjeteve ajrore për situatat emergjente, kryesisht në shuarjen e zjarreve dhe në rast përmbytjeje.

“Në mbledhjen e sotme u miratua një projekt vendim shumë i rëndësishëm, marrëveshje ndërvqeveritare mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e sistemit të mbrojtjes civile.Pas tërmetit, siç e dini Italia është angazhuar për të mbrojtur sistemin e mbrojtjes civile me një financim në formë huaje prej 30 milionë euro.

Kjo marrëveshje është miratuar sot  dhe gjatë janarit  do të ratifiokohet në parlament dhe do të bëhet aktive. Pjesë e kësaj kredie, është parashikuar edhe blerja e dy mjeteve ajrore për zjarret”, tha ministri.

Ndër të tjera Peleshi u  shpreh se ka patur një takim me komandantin e NATO-s, ku sipas tij një nga pikat ka qenë edhe mbështetja e NATO-s për portin ushtarak pranë portit të ri të Durrësit.

“Një takim të fundit që kam patur para disa ditësh në qendrën e NATO-s, me komandatin suprem. Një nga pikat ka qenë edhe mbështetja e NATO-s e portit ushtarak pranë portit të ri. Është një projekt i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë por edhe për aleancën.

Durrësi si port hyrëse për në BP është shumë i rëndësishëm për aleancën e NATO-s. Kjo hyrje të jetë sipas standarteve nga NATO. Ne jemi duke u konsultuar me NATO, ku do të atashojë burime njerezore pranë përfaqësisë sonë aty. Ka disa opsione financimi por ka hyrë në pikat e diskutimit kjo mundësi”, deklaroi Peleshi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?