Sulm me bombë dhe armë në Irak, humbin jetën 7 policë

Bota

Të paktën shtatë policë janë vrarë në një sulm me bombë dhe me armë në Irakun verior. Mediat e huaja bëjnë me dije se sulmi ndodhi pranë qytetit të pasur me naftë të Kirkukut, rreth 293 km nga kryeqyteti Bagdad.

Asnjë grup nuk ka thënë se qëndron pas vrasjeve, por zyrtarët fajësuan grupin Shteti Islamik. Sulmi filloi kur një shpërthim me bombë kishte në shënjestër një kamion që transportonte policinë pranë fshatit Chalal al-Matar, thanë zyrtarët për AFP.

Shpërthimi u pasua nga një sulm i drejtpërdrejtë me armë që shkaktoi edhe viktima. Një zyrtar nga Ministria e Brendshme në Bagdad konfirmoi sulmin. “Një sulmues është vrarë dhe ne po kërkojmë të tjerët”, kanë thënë autoritetet.

IS dikur zotëronte 88,000 km katrorë territor që shtrihej nga Iraku lindor në Sirinë perëndimore dhe imponoi sundimin e tij brutal mbi pothuajse tetë milionë njerëz. Por forcat irakiane shpallën fitoren ndaj grupit islamik në dhjetor 2017.

Trupat e Irakut përzunë militantët e IS nga zona kufitare siriane ku kishin qenë bastionet e fundit të islamistëve. Grupi u dëbua nga territori në vitin 2019, por OKB-ja paralajmëroi në korrik se ai mbetej një kërcënim i vazhdueshëm.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?