Të shtëna me armë në një lokal të Athinës, një shqiptar i vdekur dhe dy të plagosur

Bota

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, si pasojë e një atentati në lagjen Nea Smyrni të Athinës. Mediat në Greqi publikojnë pamjet dhe raportojnë se viktima dhe dy të plagosurit janë me origjinë nga Shqipëria.

Autori, siç mund të shihet në pamjet e mëposhtme, afrohet në restorantin e mbushur me klientë, qëllon disa herë me pistoletë drejt “shënjestrës” dhe largohet me shpejtësi. Ai është i veshur me të zeza, ndërsa në fytyrë mban një maskë kirurgjikale.

Megjithatë, deri tani nuk ka informacion për identitetin e personit të vdekur dhe dy të plagosurve, për të cilët mediat greke raportojnë se janë shqiptarë. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kontrollet, por autori nuk është ndaluar.

Tre gëzhoja 9 mm janë sekuestruar në vendngjarje, nga pesë herë që mendohet se atentatori ka qëlluar. Dy nga plumbat, kanë kapur në kokë shqiptarin dhe i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Shqiptari tjetër, që ishte në tavolinë me viktimën, ka marrë një plumb në gjoks dhe ndodhet në spital.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?