Këlliçi optimist pas balotazhit me Alimehmetin për ta fitur garën për Tiranën

Politike

Një një reagim në ‘Facebook’, fill pas vendimit të Komisionit të Organizimit të Zgjedhjeve ku zgjedhjet e radhës për këta dy kandidatë do të mbahen më 11 dhjetor, Këlliçi vlerësoi këtë proces si me rëndësi që në 14 maj përballë kundërshtarëve të jetë një kandidat i fortë.

REAGIMI I KELLICIT
Po e nis me një falenderim.
Faleminderit juve, që me shiun litar dhe në një ditë pushimi me familjen, dedikuat kohën tuaj për Primaret e Tiranës!
Për thuajse një muaj, dyert tuaja ka qenë hapur për ne kandidatët. Për të na dëgjuar çdo fjalë, edhe kur emocionet nuk na kanë lejuar të shprehemi më mirë.
Personalisht jam përpjekur të gjej kohë për të takuar çdokënd, sepse për të fituar duhet të dëgjosh.

Kur vjen radha për të folur, unë zgjedh të flas me votë. Ky është karakteri im. Rezultati e tregon më mirë se fjalët e mia.
Gara kërkonte që në 7 kandidatë, një prej tyre të merrte më shumë se gjysma e totalit të votave. Me mbështetjen tuaj arrita në 48%. Ky është një mesazh inkurajues për të mos e ndalur punën. Do të shkojmë në raundin e dytë, për të bindur çdo demokrat se ky proces është garancia më e madhe që opozita të ketë kandidatin e saj më të fortë në betejën e Majit.
Do të punoj orë pas ore për çdo votë demokrati, për t’ju përfaqësuar me nder në përballjen e madhe të 14 majit.
Ju falenderoj për të gjithë mbështetjen tuaj të pakursyer! E di se nuk mjaftojnë fjalët, prandaj do të flas sërish me votë, më 11 dhjetor.
Faleminderit që më vlerësuat!
Primare të papara! Energji e jashtëzakonshme demokratësh! Respekt për të gjithë, sidomos për të 6 kandidatët e tjerë në këtë proces! Jemi bashkë.
Demokratë e simpatizantë, vazhdojmë sëbashku ♥️✌🏻

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?