70 kg tritol për të hedh në erë Prestigjin e Irfanit

Aktualitet

IKMT ka njoftuar shembjen e një objekti 7-katësh, i cili deri disa kohë më parë konsiderohej edhe si “Perla e Adriatikut”. Sipas njoftimit, për operacionin e shembjes së “Prestige Resort”, do vendosen plot 70 kilogramë lëndë shpërthyese si dhe 4 mijë metër linear fitil.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere, ka planifikuar të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt 7 katësh në vijën bregdetare të Kavajës. Për këtë operacion, në trupin e objektit forcat xheniere kanë hapur 730 furnela (vrima) ku do të montohen 70 kilogramë lëndë shpërthyese si dhe 4 mijë metër linear fitil. Inspektorët e IKMT dhe policisë së Shtetit kanë marrë të gjitha masat për perimetrin e sigurisë dhe lajmërimin e banorëve të zonës. Shpërthimi i kontrolluar do të ekzekutohet në orën 15.00.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?