Kush është futbollisti që ishte përfshirë në trafikun e kokainës, u arrestua me të fejuarën, vajza e të fortit të Kavajës (KOKAINA – 40 milionë euro)

Aktualitet

Ai ka qenë më parë futbollist me Dinamon e Olimpikun, ku ka ushtruar këtë detyrë si porfesionist prej 5 vitesh, e tre ditë më parë ra në prangat e policisë.

I hetuar më parë si i përfshirë në bandën e Shullazit, Cervanaku, bashkë me të atin, dhe të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati, vajza e Genc Ferhatit, një personazh shumë i njohur në botën e krimit për shkak të akuzës për vrasjen e Denis Ginës dhe Medjan Shehut, dhe i konsideruar si i forti i rrugës së Kavajës në Tiranë, ishin përfshirë në trafikimin e kokainës duke e kaluar me plehra kimikë.

Megaoperacioni që coi në sekuestrimin e drogës që vlerësohej mbi 40 milionë euro, bëri bujë të madhe në vend, por edhe mes agjencive ligjzbatuese ndërkohë që hetimet për të gjetur “bossin” e vërtetë vazhdojnë akoma. Denilson Çervanaku, e nisi karrierën sportive në vitin 2013 dhe i dha fund në 2017.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?