Mbrojtësi i Hollandës: Duhet të përmirësohemi, të analizojmë gabimet
Hollanda nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Ekuadorin dje, duke mos mbyllur kështu dot përpara kohe ccështjen e kualifikimit. Mbrojtësi i “Tulipanëve”, Denzel Dumfries analizoi sfidën, duke thënë se skuadra duhet të përmirësohet në disa aspekte.
“Dy goditje nuk mjaftojnë, ne duhet të përmirësohemi shumë në këtë aspekt. Ne do të duhet të analizojmë gabimet dhe të kuptojmë se çfarë të përmirësojmë.
Ne kemi vetëbesim të madh, kemi cilësi dhe përvojë të madhe individuale. Nuk do të kemi panik, por do të analizojmë se ku mund të përmirësohemi. Jemi ende të parët, asgjë nuk është humbur”
Total 0 Votes
0
0