Gjykata lë pas hekurave Alqi Bllakon/ Apeli i Posaçëm cakton masë të re sigurie
Gjykata e Posaçme e Apelit cakton masë të re sigurie për Alqi Bllakon, në lidhje me akuzat për inceneratorin e Elbasanit.
Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e prokurorit të posaçëm, ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë në lëndë të masës së sigurimit, u shpall vendimi për çështjen nr. 35, datë 15.11.2022 regjistrimi, ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, vendosi:
– Ndryshim e pikës 1 në lidhje me të hetuarin z. Alqi Bllako të vendimit nr. 81, datë 10.11.2022 të kolegjit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke caktuar masën shtrënguese të sigurimit personal të “Arrestit të burg”.
“Gjykata kishte caktuar arrest më burg për të për inceneratorin e Fierit por gjatë hetimeve rezultuan prova për përfshirje në ineceneratorin e Elbasanit. Gjykata thekson në vendimin e saj në masën e re se Bllako ka pasur kontaktonte me Zoton dhe Mërtirin jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë. Kjo akuzë është kundërshtuar nga Bllako.”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.
Pas refuzimit, SPAK iu drejtua Apelit të së Posaçëm, i cili sot rrëzoi vendimin e shkallës së parë duke vendosur masë të re “arrest me burg”.
SPAK u zbuluar disa dhjetëra e-maile dhe një komunikim i Bllakos me biznesmenin Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.
