Kinemaja në Tiranë anulon shfaqjen e filmit vizatimor
Një nga kinematë e Tiranës anuloi përkohësisht shfaqjen e filmit vizatimor “Strange World”, ku personazhet kryesorë janë dy djem të vegjël, që dashurohen me njëri tjetrin.
Ky film për fëmijë ka ngjallur debate në shoqërinë civile. Aleanca për Mbrojtjen e Familjes dhe Jetës, kundërshton transmetimin e filmit në Shqipëri, si një rrezik për grupmoshat e reja.
Por nuk ndan të njëtin mendim Aleanca për mbrojtjen nga diskriminim.

“Strange World” është një film vizatimor, që tregon aventurën e një grupi familjar dhe miqsh, në zbulimin e një bote të re.
Në qendër të filmit të përkthyer edhe në shqip, janë dy djem të vegjël që dashurohen me njëri-tjetrin. Ky subjekt i pranishëm në film, ka sjellë edhe reagimin e Aleancës për Mbrojtjen e Familjes dhe Jetës, të cilët janë shprehur kundër.
Përfaqësues të saj dolën të enjten, 24 nentor, përpara kinemasë, që do të shfaqte premierën e saj, për tu bërë thirrje prindërve të tregohen të vëmendshëm.
“Dua t’u citoj vetëm një titull, të një gazete prestigjoze dhe shumë serioze e cila është, “Ping Neës”, dhe thotë “filmi Strange Ëorld, i mëson fëmijëve që të jen gey, është gjëja më normale, e mundshme”, tha Boris Alibeja.
“Verifikimi nga institucioni përkatës me qëllim, nëse dëmi që u shkaktohet fëmijëve dhe brezit të ri është i madh dhe kjo dihet. Atëherë duhet ndaluar transmetimi i këtij filmi përmes kinemave”, Gjystina Golloshi.
Ndërkohë drejtuesja e Aleancës kundër diskriminimit, LGBT, Xheni Karaj thotë se ky filmështë edukues.
“Ky është një film edukativ që realisht ja vlen të shihet, për t’i mësuar fëmijët me kuturën e pranimit, me kulturën e respektit për tjetrin. Fëmijët LGBT, janë fëmijë që janë heronj në jetën e tyre të përditshëm sepse përballen me bullizmin nëpër shkolla dhe ne këtë e dijmë shumë mirë, përballen me dhunën në familje, me dhunën në shoqëri”, tha Xheni Karaj.
