Politike

Rama ‘zbërthen’ portin e Durrësit dhe sulmon opozitën: Ajo tokë është e ndotur, si ajo vrima që ju ngeli në dorë!

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër opozitën teksa foli për projektin e Portit të Durrësit.

Ai nga foltorja e Kuvendit tha se për këtë projekt do të përdoren vetëm gjysma e 800 mijë metra katror.

“Do të përdoren vetëm gjysma e 800 mijë metra katror, ndërsa gjysma tjetër, ajo zezona që patë do jetë hapësirë e transformuar, përfshirë dhe 700 metra plazh që nuk ekziston sot. Sot ajo tokë është e ndotur, që i ngjan asaj vrimës që ju ngeli në dorë që kur ju doli gozhda. Atje ka një ndotje të frikshme prej vitesh, njësoj si lukunia juaj. Mjedis europian, si kudo që ne vëmë dorë. Ka lloj lloj mugosh dhe ufosh, që kanë hedhur dokrra në një vorbull maskarallëqesh. Por çdo punë që nisim e pagëzojnë i aferë të madhe. Fisi gagaçopulli. Është fis i pakurueshëm në gjak. Nuk pres mirëkuptimin e fisit gagaçopulli. Ndaj do të ikë që aty për t’ju përshtatur kohëve të sotme, ambicieve të Shqipërisë në shekullin e XXI.”, tha Rama.

 

 

Më tej kryeministri Rama shtoi:

E kam thënë… I vetmi ndryshim sot është këto pa atdhe që vijnë vërdallë si gomarica janë përndezur dhe hedhur në sulm frontal se tani e shikojnë se e kemi megjithë mend dhe se do të bëhen të dyja edhe ia turistiku dhe ai komerciali doni apo nuk doni ju që kurrë mos daci se nuk na duhet fare që nuk doni. Unë po lexoj ata që ju kanë njohur më parë kur as nuk e dinit që ishit gjallë. Në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës një projekt i qëndisur nga mjeshtrat, me këtë projekt kemi hapur jo vetëm një dritare….Është shprehur një interes i lartë për Portin e ri. Por kur thonë, ‘ do të na e lënë Shqipërinë pa port tradhtorët’, e kanë thënë gjithmonë. Ajo që kam vërejtur është se për portet ankohen më shumë ata që nuk dinë not. Mërziten dhe thonë çfarë është kjo gjuhë, kjo është gjuha e mësuesve të mi…Ata ju kanë njohur. Por si more do ta lëmë pa port. Është e shkruar, puna nis me fazën e parë ku ka ferra, do të hapet një pazh i ri dhe të gjitha spostimet nga Porti i vjetër janë aty të shkruara. Do të vazhdojnë të pandërprera deri kur të jetë para porti I ri . Tani ju duket të tërëve me mufo, çufo që lodra Shqipëri për të cilën po japin e marrin po u largohet , po ikën larg. Fryjini zjarrin sillni vajgur…Iku Durrësi thonë se marrin më kurrë tani ta shohin me dylbi…A nuk e shohim ne përditë kur thonë sa më tepër të shtohet numri I tyre , kur i sheh e dëgjon të turrem me gurë për të mbrojtur mëmëdheun. Thua me vete si ka mundësi. Dielli i Imzot Nolit i njihte dhe i dinte, citoj për këta të dy nuk janë fjalët e mia: Këta njerëz kanë mbajtur edhe kodin për vrasje dhe grabitje gjetkë fjala vjen në Amerikën…Në Shqipëri thërresin rroftë Mëmëdheu duke kujtuar se do të lahen nga gjaku…I dinte pra i dinte, se këta ishin dhe këta janë të njëjtët…Është shkencërisht e provueshme që mu si pykë i rrinë Shqipërinë që nga viti 1912 në çdo Shqipëri të re…Sa herë vjen një kohë e tillë nuk shpëlahen dhe gjaku dhe hajdutëritë…Këto janë detaje të vogla dhe tani ne tradhtorët…që sipas llogarive të mëmëdhetarëve na qenka 600 a 700 mln se shifrat që i lyejnë më gurin e urrejtjes së tyre…Në të vërtetë në s’po falim asnjë metër tokë, por po japim të drejta zhvillimi mbi një pronë shtetërore me një investitor të huaj që do të investojë 2.1 mln të paktën, por mëmëdhetarët ortakut shtet ia numërojnë vlerën e pronës ndërsa investitorët i zënë veç. Turpin këta të paudhë e kanë ngrënë më bukën e pavarësisë i çajnë veshët miletit që edhe taksat qenkan falur…

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?