Raketa ruse godet portin e Odesës.
Porti jugor i Ukrainës, Odessa, u godit mëngjesin e sotëm nga një raketë ruse, njoftuan autoritetet ukrainase.
Sipas mediave ukrainase, një seri shpërthimesh kanë ndodhur edhe në qytetin e Dnipros, ku po zhvillohen luftime të ashpra. Presidenti amerikan Joe Biden kundërshtoi deklaratat e homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky se raketa që ra në Poloni nuk ishte ukrainase.
“Kjo nuk është prova” u tha Biden gazetarëve nga Shtëpia e Bardhë pasi u kthye nga një udhëtim në Azi. Pavarësisht se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Uashingtoni dhe vetë Polonia theksuan se shpërthimi në fshatin polak Sevodov u shkaktua nga një raketë kundërajrore ukrainase, Zelensky dje përsëriti se “Nuk kam dyshim se nuk ishte raketa jonë. Ai shpjegoi se konkluzionin e tij e mbështet në raportet e ushtrisë ukrainase, të cilave “mund t’i besoj vetëm” .
Stoltenberg theksoi se përgjegjësia përfundimtare është e Rusisë, pasi ajo filloi luftën në Ukrainë në shkurt.
Teksa luftimet janë ndezur, hetuesit kanë gjetur 63 trupa me shenja torture në rajonin Kherson pasi rusët u larguan nga atje, tha ministria e Nrendshme e Ukrainës herët në mëngjes.
Ministri i Brendshëm ukrainas Denis Monastirsky tha se “hetimi sapo ka filluar, kështu që do të identifikohen shumë vende të tjera ndalimi dhe varrimi”. Ministri shtoi se hetuesit kanë regjistruar 436 incidente të krimeve të luftës gjatë pushtimit rus të Khersonit, ndërsa deri më tani janë gjetur njëmbëdhjetë objekte paraburgimi, duke përfshirë katër ku janë kryer tortura.