Biberaj debat në Këshillin e PD: S’rrëzohet kjo qeveri me konferenca shtypi

Politike

Aleksandër Biberaj: Propozim për të futur në rend dite aksionin politik që duhet ndërmarrë. Qytetarët presin aksion politik. Kaloi korriku e po vjen tetori e të gjithë shpresonim për një aksion politik.

Rama me grupet kriminale ka ardhur koha që s’kanë më nevojë për denoncim, s’ka shqiptar që se di si është ai.
Nuk rrëzohet Rama me konferenca shtypi. PS e shndërroi në sekt Rilindje dhe të njejtën ka bërë për Shqipërinë dhe nuk lejon votime të lira.

Situata është shumë më e zjarrtë se sa këtu, ka shkuar në një situatë të tmerrshme. Si nuk lë zgjedhje. kujtoj Durrësin që ditën e votimit votuesit shkonin para zyrës së PS merrnin zarfin dhe pastaj votonin.

Nuk shkohet në zgjedhje me Ramën e bandën e tij. Duhet ta rrëzojmë me të gjitha mënyrat. Ky është figura më e errët që ka nxjerrë Shqipëria.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?