Interes maksimal për derbin Partizani-Tirana

Politike

Partizani ka publikuar prej ditësh çmimet e biletave për derbin e së dielës ndaj Tiranës në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Biletat në tribunat pas portave kushtojnë 500 lekë të rinj, teksa ajo përballë 1000 lekë të rinj.

Biletat në tribunën qendrore kushtojnë 3000, 4000 dhe 5000 mijë lekë të rinj, teksa mund t’i siguroni në pikat e shitjes në “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi” nga ora 10:00 deri në orën 19:00.

Tifozët e Tiranës do të vendosen pas portës në tribunat S dhe V, si dhe në tribunën qendrore, ku për ta janë rezervuar sektorët Ë105, Ë106, Ë107.

Mësohet se deri në mesditën e sotme janë shitur rreth 10 mijë bileta, teksa sot dhe nesër pritet një numër akoma më i lartë i të interesuarve. Stadiumi “Air Albania” ka një kapacitet prej rreth 22 mijë vendesh, por vështirë të mbushet plot e përplot.

Gjithsesi, e sigurtë është se do të jenë rreth 15 mijë, duke ia kaluar numrit të tifozëve që ndoqën së fundmi Kombëtaren në sfidën ndaj Islandës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?