Nga Nebil Çika
Pretendimet për “bashkim” të PD dhe daljen me kandidatura të përbashkëta në zgjedhje lokalë duket se nuk janë më një opsion e justifikim, pas deklarimeve të Foltores dhe Partisë së Lirisë për të dalë me kandidatura të përbashkëta. Me sa duket Berisha e ka ndarë mendjen të futet në zgjedhje me skemën e qershorit, ku në mungesë të mundësisë për tu regjistruar zyrtarisht me siglën e PD do to regjistrojë kandidatët e tij me siglën e PL të Metaj që praktikisht është një bashkim me të.
PD zyrtare ata që janë kundër ose nuk i janë bashkuar Berishës nuk kanë tani asnjë justifikim për qëndrimin “as mish as peshk” të manifestuar deri tani.
Funksionimi “teknik ” i Grupit Parlamentar të PD dhe vetëm aktet e tij politike nuk mjaftojnë.
PD zyrtare duhet ti rikthehet funksionimit si parti politike në të gjithë aktivitetin e sajë .
Duhet ketë plan, projekt e funksionim politik, jo pa e llogaritur Berishën dhe fanatikët e tij si pjesë të sajë por duke llogaritur përplasje politike me ta si kundërshtarë .
Strukturat dhe elektorati janë të çorientuar e çorganizuar nga qëndrimet pasive të drejtuesve e deputetëve që deri tani i kanë argumentuar e justifikuar ato me përpjekjet për të mos thelluar përçarjen.
PD zyrtare i duhet pa tjetër të reflektojë një fytyrë të të djathtës ndryshe nga ajo e imponuar prej Berishës në 32 vjet, të bëjë atë shkëputjen e madhe, atë zhvendosje djathtas që elektorati e pret prej shumë kohësh, të bëjë diferncën me foltoren.
Heshtja nuk ka më kuptim dhe vetëm e rëndon situatën duke dekurajuar mbështetësit e zbehur shpresën .
Në se pretendohet që Berisha ka marrë peng një pjesë të PD, heshtja dhe kjo politike pasive e manifestuar nga pala legjitime është një lloj tjetër peng marrje e palës që po e humbet durimin por edhe besimin nga kjo situatë.
Alibeaj dhe të tjerët në krahun e tij kanë detyrimin të rinisin aksionin e frenuar politik me kapacitet të plotë .
Pritja e vendimit të Gjykatës si moment teknik nuk është më zgjidhje politike .
Me sa duket ky vendim nuk do të vijë para zgjedhjeve lokale se kjo nuk i leverdis Edi Ramës që e do PD kështu, një pjesë të marrë peng nga Berisha “non grata”dhe një pjesë të mpirë politikisht në pritje të “mrekullisë”.
Ky vendim nuk ka rëndësi përderisa ata kane juridikisht e institucionalisht drejtimin e perfaqësimin e PD .
Mbështetja e aleatëve perëndimorë është e rëndësishme por nuk mjafton.
Se edhe ata po vëzhgojnë e po presin çfarë bën e çfarë mund të bëjë PD- ja zyrtare, si alternativë politike .
Organizimi dhe funksionimi politik nënkupton një aktivitet politik me rregulla të qarta e të koordinuar jo me veprime e qëndrime individuale, “njëri gozhdës e tjetri patkoit siç ka ndodhë deri tani. Ata duhet aktivizojnë të gjitha strukturat zyrtare vendimmarrëse në qendër dhe në bazë, të vlerësojnë situatën e mbështetjen politike e elektorale dhe të bëjnë ndarjen përfundimtare, të funksionojnë si parti.
Në këtë një vit konflikti të brendshëm politik njerëzit në masë e kanë vendosur nga do të mbajnë por ka ende shumë që presin se çfarë do e mund të bëjnë Alibeaj dhe të tjerët në krah e rreth tij .
Vakumi politik e elektoral i krijuar nga lëvizja e Berishës është mbushur apo pritet të mbushet nga ajo pjesë e të djathtës që nuk vinte tek PD për shkak të tij !
Por ka edhe një fashë të gjerë, gri, të popullsisë të zhgënjyer nga politika që po pret sinjalet ndryshe nga një PD jashtë kontrollit të Berishës për tiu bashkuar apo mbështetur atë në se arrin të bëjë difrencën nga politika e deritanishme .
Në këto kushte drejtuesit e PD janë të dënuar të veprojnë, në se e kanë ndarë mendjen ta drejtojnë e përfaqsojnë atë. Heshtja e politika pasive e justifikuar si “përpjekje për bashkim” nuk ka më asnjë kuptim dhe do të jetë fundi i tyre dhe i strukturës politike që ata drejtojnë në në se vazhdojnë më tej me to.
Me aktet dhe veprimet politike të deritanishme ata që kanë përballë brenda llojit, kanë treguar se nuk e njohin kompromisin e tolerancën e ta marrin fisnikërinë për dobësi .
Të pretendosh ende se mund të ketë ende
mundësi bashkimi me kampin e Berishës është në rastin me të mirë naivitet në rastin me të keq të bësh lojën e tij duke mbajtur peng atë pjesë, ata militantë e votues që janë rreshtuar në krahun e tyre pikërisht se nuk e duan e nuk janë dakord me krahun tjetër dhe politikat e tij .
Drejtuesit e përfaqësuesit e
PD zyrtare ka vetëm dy opsione në dispozicion : Ti dalin zot punës që kanë marrë përsipër të bëjnë ose të dorëzohen, të ikin në punën e tyre e ti hapin rrugë të djathtës antikomuniste të organizohet.
Se duam apo nuk duam, e djathta do të organizohet se nuk mund të rri gjysma e kombit e pa përfaqësuar politikisht.
Por PD zyrtare me pozitën institucionale , politike e juridike të sajë mund ta përshpejtojë këtë proces duke u shkëputur e zhvendosur me djathtas nga PD ja 32 vjeçare e Berishës .
Ky është një moment historik dhe besoj se atje ka disa individë që mendojnë e funksionojnë politikisht të cilët mendoj se e kuptojnë rëndësinë e tij dhe mund të marrin përsipër këtë aksion politik , jo se u ndodhën rastësisht në ato pozicione , por si mision e detyrim ndaj atyre që i besojnë dhe i mbështetin ende dhe shumë të thjrëve që presinin prej tyre një shenjë .
Total 1 Votes
1
0