Bashkimi rreth vlerave demokratike, ua rikthen fitoren demokratëve Mirditorë.
Me datë 21.09.2022 në Rrëshen, Thirrjes së disa intelektualëve demokratë mirditorë, të datës 19.09.2022, ju përgjigjën nëpërmjet një takimi për bashkimin dhe bashkërendimin e të gjithë faktorëve politikë të PD Mirditë përpara Krizës, disa përfaqësues demokratë, të mbledhur rreth një tryeze, me qëllim fitoren e pushtetit lokal nëpërmjet kthimit të Bashkisë demokratëve mirditorë.
Paraprakisht që në fillim të takimit, u kërkua ruajtja e frymës së Thirrjes për bashkim pa kushte, duke tejkaluar ndarjet dhe rezultatet e saj si produkt i zhvillimeve të krizës, frymë e cila u ruajt deri në përfundim të takimit, i cili u konkretizua me nënshkrimin e një Rezolute të këtij takimi.
I gjithë Takimi u zhvillua në frymën vëllazërore, nëpërmjet debateve për gjetjen e formave dhe mënyrave përbashkuese që e çojnë PD Mirditë në fitore. Përgjatë takimit u evidentua fakti i pakundërshtueshëm, i provuar për 30 vjet, se sa herë demokratët mirditas kanë qenë të bashkuar, fitorja ka qenë në kahun e tyre, duke filluar që nga viti 1992 e deri më 2021.
Një prej temave kryesore të debatit, ishte vështrimi objektiv i situatës politike që po kalojnë demokratët, duke e pranuar atë siç është, si dhe gjetjen e mënyrave të zgjidhjes së saj që domosdoshmërisht duhet të kalojë minimalisht, nëpërmjet bashkimit pragmatik, të paktën të përkohshëm, por që mund të shërbejë edhe si solucion përbashkues i përhershëm, nëpërmjet dhënies së rezultateve konkrete siç është fitorja e Bashkisë Mirditë.
Në këtë takim u diskutua për të gjithë hapat organizativ që do të ndërmerren për realizimin e këtij qëllimi, si dhe për të vendosur për to, në takimet e ardhshme.
Në përfundim të takimit u miratua unanimisht një Rezolutë, në të cilën në mënyrë të përmbledhur u pasqyruan rezultatet e këtij takimi, përmbajtjen e së cilës po e pasqyrojmë si më poshtë:
REZOLUTË
KOMPROMISI E DEMOKRATËVE MIRDITAS.
Rrëshen 21.09.2022.
Në kushtet e ekzistencës së një krize besimi dhe sigurie politike fitorje të zgjedhjeve vendore, krizë e cila ka sjellë çoroditje të thella tek çdo anëtar dhe anëtarësia e PD në tërësi…
Në kushtet e fillimit të fushatës për zgjedhjet bashkiake në Mirditë dhe situatës së pafavorshme për të pretenduar fitoren përmes çmobilizimit aktual.
Në kushtet e ekzistencës së përçarjes politike të radhëve të PD vendore dhe domosdoshmërisë së bashkimit të demokratëve në Mirditë.
Në kushtet e ekzistencës së mundësive reale për të fituar zgjedhjet vendore në Mirditë për tu kthyer pushtetin demokratëve dhe çdo mirëditësi që e do këtë vend.
Në kushtet e modelit të suksesshëm të bashkimit të PD Mirditë në zgjedhjet politike 2021, një grup demokratësh bien dakord dhe shprehen për vazhdimin e kësaj tryeze politike realizuar sot më 21.09.2022 në Rrëshen, duke ftuar çdo demokrat dhe intelektual mirditorë për:
1. Bashkimin dhe unifikimin e të gjithave forcave të PD Mirditë përtej ndasive që ka prodhuar kriza politike.
2. Gjetjen e formave dhe mënyrave për tu përgatitur dhe mobilizuar për fitoren në fushatën zgjedhore vendore.
3. Heqjen dorë nga konfliktet politike brenda radhëve tona, veçanërisht nëpërmjet parullave përçarëse duke shmangur çdo lloj komunikimi fyes nëpërmjet rrjeteve sociale për njëri tjetrin deri në përfundim të fushatës elektorale, ndërsa secili që do të thyejë këtë pakt, do të konsiderohet shkak për humbje, pavarësisht justifikimeve personale.
4. Daljen domosdoshmërisht me një kandidat të vetëm nëpërmjet mënyrave demokratike dhe Primareve të parashikuara institucionalisht.
5. Përzgjedhjen në mënyrë demokratike me përfaqësim ose drejtpërdrejt të një Shtabi Elektoral kompetent prej fillimit deri në zgjedhjet vendore në Mirditë.
Kjo Rezolutë kompromisi qëndron e hapur për çdo anëtar të PD Mirditë dhe intelektual që mbështesin atë, për tu plotësuar dhe pasuruar përmes modaliteteve të pranuara përmes mbajtjes gjallë të këtij kompromisi.
U nënshkru rregullisht. Rrëshen 21.09.2022. E mërkurë ora 19.
Mark Ruçi Aleksandër Lala
Alfred Duka Aleksandër Picaku
Mariana Molla Gjergj Përgjoni
Gjergj Prenga Gjon Dedaj
Kolë Nikolli Albert Melyshi
Total 1 Votes
0
1