“Të dua Sarushka ime!”
DJ PM dhe blogerja Sarah Berisha janë një nga çiftet më të përfolura të momentit dhe duket se dashuria e tyre ka bërë për vete shumë fansa. Blogerja feston ditën e sotme ditëlindjen ku nuk kanë munguar as urimet nga miqtë, të dashurit dhe fansat e saj.
Por urimin më të veçantë ajo duket se e ka marrë nga i dashuri i saj, DJ PM. Me anë të një postimi në instastory ai i bën dhe urimin e ëmbël blogeres ku i ka treguar dhe se sa e rëndësishmë ajo është për të.
“N’Romë jom kan, po romantik sjom hiq, s’po di çka me shkru veç urime ditëlindja zemra jem e mirë, t’i uroj krejt t’mirat e botës, e ishalla sukseset nuk t’ndalen kurrë. Të dua Sarushka ime”, ka shkruar ai. Kujtojmë që romanca e dyshes nisi brenda ambienteve të shtëpisë së “Big Brother VIP”.