Berisha kërcënon deputetët e PD që nuk i bashkohen atij

Aktualitet Politike

Kreu i PD Sali Berisha në një bashkëbisedim online me qytetarët, ka folur në lidhje me situatën brenda PD. Ai tha se deputetët e grupit parlamentar janë të ftuar ti bashkohen PD dhe se nuk do të tolerohet asnjë bashkëpunim i tyre me Ramën.

“Jemi dakord që PD gjatë këtij viti dhe gjithë përpjekjet e qeverisë dhe mafias së Soros për ta penguar trenin e saj, ai eci fuqishëm dhe të garantoj se sot PD siç faktoi edhe më 7 korrik, është më e fuqishme se kurrë. Deputetët e grupit të PD, janë të ftuar të bashkohen me PD dhe të heqin dorë nga laojërat e turpshme që i bën vegla të Ramës ku i vendosi Basha. Kam tolerancën time i ftoj Me zemër të hapur, por u them se gjithë Shqipëria i sheh kur pa asnjë mandat partie bëhen shtojcë e grupit të Ramës.

Nëse deri dje nuk ishin të bindur për Bashën peng i RaMës, sot nuk ka shqiptar që nuk e di se Basha ishte marrë peng me dosjen ruse nga Rama. Mirëpres secilin prej tyre ti bashkohen grupin por nuk do të ketë tolerancë për bashkëpunimin e tyre me Ramën”, tha Berisha.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?