Një 30-vjeçar nga Dibra rreh babain, përfundon në prangat e Policisë
Njoftimi i policisë:
Ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 30 vjeç, banues në Kala e Dodës, Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 68- vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme
Total 0 Votes
0
0
