Silvio Berlusconi “merr në mbrojtje” Putinin: “Nuk kishte zgjidhje tjetër!”,

Bota

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka mbrojtur pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin, duke thënë se lideri rus ishte “shtyrë” në konflikt.

85-vjeçari tha se trupat ruse duhej të zëvendësonin qeverinë me “njerëz të mirë” dhe më pas të largoheshin.

Këtë fundjavë partia e ish kryeministrit rus pritet të marrë pushtetin si pjesë e një koalicioni të krahut të djathtë në zgjedhjet e përgjithshme në Itali.

“Një narrativë që pretendon se qeveria ukrainase po masakronte rusishtfolësit në lindje të vendit u krijua nga media në Moskë. Raportimi, i shtyrë nga forcat separatiste dhe politikanët nacionalistë në qeverinë ruse, e lanë Putinin pa zgjidhje tjetër veçse të niste një pushtim të kufizuar. Putini u shty nga popullsia ruse, nga partia e tij dhe nga ministrat e tij për të shpikur këtë operacion special. Trupat duhej të hynin, të arrinin në Kiev brenda një jave, të zëvendësonin qeverinë Zelensky me njerëz të mirë dhe një javë më vonë të ktheheshin. Në vend të kësaj ata gjetën një rezistencë të papritur, e cila më pas u ushqye nga armë të të gjitha llojeve nga Perëndimi”, tha zoti Berlusconi për TV italian.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?