Aktualitet

Prek Kodra: Po më merrni më qafë mua dhe familjen time, s’kam lidhje

Prekë Kodra, i cili që u përmend si personi që do t’i bënte atentat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka folur publikisht pas akuzve të ngritura. Vetëm pak ditë pasi të dhënat që qarkulluan pas hakimit të e-mailit të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Kodra thotë se nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen. Ai ka folur në emisionin ‘Pressing’ në T7, ku është shorehur se e gjithë kjo situatë është duke ia vështirësuar jetën atij dhe familjes së tij. Kodra është shprehur se lajmin për lakimin e emrit të tij si atentator e ka marrë vesh përmes mediave dhe se lajmet janë bazuar në akuza të stisura.

“Ç’ka me shpjegu, se është diçka që vetëm kanë shpik sikur kanë shpik persona të paidentifikum për mu,. Albin Kurtin e njoh vetëm përmes televizionit, unë nuk e njof dhe nuk kam asnjë lidhje në Kosovë për asnjë lloj qëllimi të keq. Më vjen keq, më keni akuzu, po më merrni në qaf mu edhe familjen teme. Për herë të parë e kam marrë paradite rreth orës 11:00, kam qenë në Shkoder në kafe dhe më ttherret dikush nga Gjermania dhe më thotë a je duke i shiku lajmet, dhe kur e pash atë gjë që unë se kisha imagjinu kurrë në jetën teme,”- tha Kodra ndër të tjera. 

Çfarë ndodhi me e-mailet e Nanos?

Dokumente sekrete nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat. Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha. Hetimet kanë dalë në përfundimin se virusi është futur që në muajin qershor në sisteme. Prokuroria bën me dije se është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme me qendër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që i përkiste autoreve dhe bashkëpunëtorëve të këtij sulmi. Institucionet u kanë bërë apel mediave të mos publikojnë materialet.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?