Rikuperimi i Dybala, argjentinasi në luftë me kohën
Paulo Dybala vazhdon rikuperimin. Sulmuesi argjentinas nuk luajti ndaj Atalantës për shkak dëmtimi, ndërsa trajneri i Romës, Mourinho po pret të reja.
Sipas TycSport, Dybala po stërvitet i diferencuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka pranuar ftesën e Kombëtares për ndeshjet e shtatorit, edhe pse nuk mund të thuhet me siguri se do të luajë.Sipas asaj që shkruhet, prezenca e tij ndaj Hondurasit është pothuajse e pamundur, sakaq ka shpresa të mëdha për të qënë në fushë ndaj Jamaicës.
Total 0 Votes
0
0