AktualitetShkrime

Alibeaj: 9 shtator 1946, Kryengritja e Postribës!

9 shtator 1946, Kryengritja e Postribës!

Kryengritja e Postribës u shënua në histori si e para Kryengritje Antikomuniste në gjithë Europën Lindore. Në vitin 1945, pas asaj të Kelmendit, Koplikut, Bërdicës dhe Anës së Malit, kjo e Postribës, pati meritën se guxoi të sfidonte me një aksion sulmues regjimin komunist, bash në pikun e revanshit të tij.

Kryengritja, në pabesi, u shtyp me gjak! Atë ditë u pushkatuan publikisht 12 kryengritës. Të nesërmen nga 10 shtatori e për cdo ditë deri edhe gjatë vitit 1947, vijuan vrasjet e internimet me mbi 60 të vrarë.

Brenda 1 muaji në Shkodër u ngritën 11 burgje të përkohëshme dhe mbi 1200 qytetarë u arrestuan. Gjyqe të improvizuara ushtarake pasuan, dhe sheshet e Shkodrës u shndërruan në poligone të qitjes ushtarake të ekzekutimit. Kufoma të mbuluara e të pambuluara shiheshin ngado në sheshet e qytetit.

Postribasit dhe qytetarët e Shkodrës, u bënë dëshmitarë të ekzekutimeve publike pa gjyq.

Sot, 76 vite më pas nderojmë kujtimin e martirëve të diktaturës, respektojmë guximin e atyre burrave, që patën kthjelltësinë politike dhe gjykimin e pastër, të parashikonin se vendosja e komunizmit në Shqipëri do të ishtë pjesa më e zezë e historisë shqiptare. Ashtu sic edhe rezultoi dhe siç e përjetuan breza të tërë.

Postriba mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë në diktaturë. Një ngjarje që edhe sot na detyron të kthejmë kokën pas dhe të vlerësojmë me gjakftohtësi dhe seriozitet sakrificën e atyre burrave që me aktin e tyre treguan forcën dhe vendosmërinë për ë penguar instalimin e diktaturës. Mbetet në përgjegjësinë tonë që saktifica e tyre të zerë vendin që meriton në histori dhe në ndërtimin e një shoqërie me vlera dhe jo peng i së shkuarës.

I paharruar kujtimi i heronjve të Postribës!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania