SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Hakerat publikojnë numrat e celularëve të qytetarëve shqiptarë

Numrat e telefonave të qytetarëve shqiptarë po qarkullojnë sërish në rrjet.

Për herë të dytë, pas skandalit me patronazhistët e Partisë Socialiste, “Homeland Justice” ka bërë publikë të gjithë numrat e shqiptarëve. Shtatë dosje me arkivat e numrat e celularëve aktualisht po bëjnë xhiron e rrjetit.

Për herë të dytë! Hakerat publikojnë numrat e

Të dhënat

Të dhënat private dyshohet të jenë marrë pas një sulmi kibernetik mbylli përkohësisht shumë shërbime dixhitale të qeverisë shqiptare dhe faqe interneti në mes të muajit korrik. Pas këtij sulmi dyshohet se fshihen hakerë pro-iranianë që synonin të prishnin konferencën e një grupi opozitar iranian në Shqipëri.

Këtë gjë e bëri me dije ‘Mandiant’ një prej kompanive kryesore amerikane që trajtojnë çështje të sigurisë kibernetike. Më herët janë publikuar edhe e-maile të vetë kryeministrit Edi Rama. Grupimi “Homeland Justice” (Drejtësia e Atdheut) prej kohësh ka lajmëruar se do të zbulpjë korrupsionin në qeverinë shqiptare përmes publikimit të dokumenteve zyrtare.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?