Ylli në flamur, reagon Legaliteti: Të forcojmë të djathtën (PLL) që e keqja komuniste të mos përsëritet.

Aktualitet

Të forcojmë të djathtën (PLL) që e keqja komuniste të mos përsëritet.

PARTIA LËVIZJA E LEGALITET.

PLL dënon me forcë dhe e shikon si tepër të rrëzikshme shfaqjen e Flamurit Kombëtar me yll, simbol i komunizmit, në koncertin muzikor të këngëtares Dua Lipa, në një aktivitet të organizuar në Tiranê.

Ky është veprim i qëllimshëm e i turpshēm, është një veprim provokues që u bëhet të gjithë atyre që për rreth 50 vjet u vranë, persekutuan e sakrifikuan nën këtë simbot të regjimit totalitar komunist duke treguar qartë se në Shqipëri metaztazat komuniste vazhdojnë të ngrenë krye herë pas here.

Janë pikërisht akte dhe veprime të tilla që vërtetojnë më së miri se sot gjendemi dhe drejtohemi nga pasardhës dhe nostalgjik të komunizmit, se në këto vite pluralizëm, nuk u arrit dokomunistizimi i shoqërisë duke penguar edhe qëllimshëm faktorizimin e të djathtës reale tradicionale në Shqipëri.

Shoqëria dhe qytetaria duhet të i thërrasë ndërgjegjes për të u bërë bllok në dënimin dhe mos mbështetjen e atyre që me mendësi komuniste po e drejtojnë e po e mbajnë peng shoqërinë dhe vendin tonë.

Kuvendi i Shqipërisë, do ishte mirë, pavarsisht që shumica e deputetëve nuk e kanë dëshirën, të e niste seancën parlamentare me miratimin e një pakete ligjore që do të i shërbente dekomunistizimit përfundimtar ligjor duke dënuar krimet e komunizmit dhe të atyre që në një formë apo në një tjetër përdorin në mënyrë publike simbolet e tij.

Demokracia tek ne mbetet e brishtë dhe gjithashtu niveli ekonomik i ulët, prandaj duhet të jemi të kujdeshëm që me të gjithë potencialet tona të mos lejojmë që e keqja komuniste të na vëri para.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?