Flamuri me yllin komunist në Sunny Hill, Rama: Është satirë ndaj regjimit
Kryeministri Edi Rama ja bërë reagimin e parë pasi rrjeti u mbush me flamurin me yllin komunist që u shfaq një natë më parë në festivalin ‘Sunny Hill’. Në një postim në Twitter, Rama ka ndarë një postim të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u është përgjigjur kritikave në lidhje me këtë simbol që doli në skenë në momentin që u luajt kënga “Asgjë sikur dielli”.
‘Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kenga eshte nje satire ndaj regjimit! @albannimani, dhender ne Tirane ne nje nga familjet me te perndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj te luftoni me te njejtin zell sekretarin e PPSH ne krye te PD dhe sigurimsin aleat!”- shkruhet në postim.
Total 1 Votes
1
0

