Begaj i dërgon shkresën KQZ-së: Më nisni rezultatin e lokaleve të 2019-s!

Aktualitet

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka nisur lëvizjen e parë në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve vendore. Në një shkresë të publikuar nga vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bëhet me dije se Begaj kërkon rezultatin e zgjedhjeve vendore të vitit 2019, për të vijuar me procedurat.

“Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencës së parashikuar në pikën g. të nenit 92, të Kushtetutës dhe pikën 1. të nenit 10, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, do të caktojë me Dekret datën e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Duke marrë në konsideratë rëndësinë dhe interesin e lartë që kanë zgjedhjet vendosre në Republikën e Shqipërisë, kërkojmë vënien në dispozicion nga ana juaj, të vendimit “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhkeve për organet e qeverisjes vendosre” të vitit 2019. Ju faleminderit,”- shkruhet në dokument.

Vendoret/ Begaj i dërgon shkresën KQZ-së: Më nisni

Shkresa

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen mes datave 16 prill-14 maj. Dekretimi i datës duhet bërë jo më vonë se gjashtë muaj para zhvillimit të tyre.

Zgjedhjet e fundit lokale u zhvilluan më 6 mars të këtij viti në vetëm 6 bashki, ku Partia Demokratike arriti të merrte Shkodrën që aktualisht drejtohet nga Bardh Spahia. Në 2023-shin do të jetë hera e parë që Opozita do të futet në zgjedhjet e përgjithshme lokale, pas bojkotit që bënë në vitin 2019.

Kjo bëri që të gjitha bashkitë të merreshin nga mazhoranca socialiste. Ende nuk dihet se si do të përfaqësohet Partia Demokratike në këto zgjedhje e as opozitarja tjetër, Partia e Lirisë. PD është shprehur se kandidatët do t’i zgjedhë me primare, gjë që është mbështetur nga PL, por ende nuk dihet nëse dy partitë do të vijnë me një koalicion apo do të futen ndarasi në zgjedhje.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?