Gledis Nano nuk nënshtrohet: S’e jap dorëheqjen!
Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano nuk pranon të dorëhiqet. Në një prononcim për Report Tv, Nano thotë se nuk ka ndërmend të dorëhiqet, pavarësisht se Dosja.al raportoi pak më parë se kryeministri Edi Rama ia ka komunikuar Nanos se duhet të largohej nga detyra që mori tetorin e kaluar. Por, siç duket drejtori Nano nuk pranon ta japë dorëheqjen.
“Nuk kam dhënë dorëheqjen dhe s’ka asnjë vendim për t’u larguar nga posti më i lartë që mbaj që prej 10 muajsh, nga tetori 2021. Nuk kam ndërmend të dorëhiqem,”- thotë Nano.
“Dosja” është njoftuar që në fillim të muaj gusht se Nano ishte në ditët e fundit të detyrës së tij. Sipas burimit të Dosja, frika se opozita do të sulmojë kabinetin më fuqishëm sesa Nanon, ka bërë që edhe në këtë rast, të organizohej një cirk, ku drejtori i Policisë do të vetëlajmërojë një dorëheqje, por siç duket vetë kryepolici nuk është bindur ende.
Nano mblodhi mbrëmjen e të dielës vartësit e tij besnikë duke i falenderuar për bashkëpunimin. Në këtë takim, siç “Dosja” mësoi më pas, ishin të pranishëm disa nga drejtorët e policisë në qarqe por edhe disa nga shefat e Komisariateve të Tiranës. Nano nuk iu dha detaje në lidhje me largimin e tij nga detyra, por procesi tashmë pret vetëm zyrtarizimin…
Emri i ri është vendosur dhe dy të përfolurit kryesorë janë Met Rrumbullaku dhe Lorenc Panganika. Se cilin do të zgjedhë vetë kryeministri, këtë do ta mësojmë të mërkurën./dosja.al/