Rama takon Erdogan në Turqi

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama, që prej ditës së djeshme ndodhet në Turqi, me ftesë të presidentit Erdogan për ceremoninë e hapjes së Lojrave të Solidaritetit Islam, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare.

Ditën e sotme, kryeministri në llogarinë e tij në “facebook”, ka publikuar një foto krah Erdoganit, ku shihen teksa shtrengojnë duart.

Rama bën me dije se gjatë këtij takimi ai dhe presidenti turk kanë biseduar për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë.

“Ankara – Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdogan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, shkruan Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?