Qeveria merr hua 49 milion dollarë për rrugēn Qukës- Qafë Plloçë
Kredia është me vlerë 49 milionë dollarë, ndërsa më herët janë dhënë edhe 25 milionë dollarë për ndërtimin e rrugës Qukës – Qafë-Plloçë.
Qeveria shqiptare e vlerëson maksimalisht miqësinë me Mbretërinë e Arabisë Saudite e cila ndër vite është forcuar më shumë, përmes rritjes së mëtejshme ekonomike dhe financiare midis dy vendeve. Marrëveshja shtesë që po nënshkruajmë sot synon plotësimin e financimit të nevojshëm për përfundimin me sukses të këtij projekti me rëndësi të veçantë, që garanton rrugën më të shkurtër të ndërlidhjes mes kryeqytetit dhe zonave të juglindjes deri në kufi me Greqinë”, tha Ibrahimaj.
Sipas saj, projekti është në zbatim dhe financohet me një hua të nënshkruar më parë me vlerë 25 milionë dollarë mes Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, si dhe pjesa tjetër e rrugës financohet nga një hua tjetër nga Banka Islamike.
“Huaja shtesë do të mundësojë ndërtimin e rrugës me gjatë 43.4 km me dy korsi. Kjo marrëveshje huaja ka terma lehtësuese edhe pse jemi në kulmin e krizës. Afati do të jetë 25 vite, norma e interesit është 2% dhe për 5 vite nuk ka pagesë principali”, tha Ibrahimaj.
Drejtori Ekzekutiv i Fondit Arab të Zhvillimit, Abdulrahman Al-Marshad u shpreh se nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë, do të ndikojë në përmirësimin ekonomik të zonës, por sipas tij edhe në reduktimin e vështirësive në transport.
“Sot kam pasur kënaqësinë të nënshkruaj marrëveshjen e kredisë me një vlerë 49 milionë USD, si një kredi shtesë zhvillimi e dhënë nga Fondi. Marrëveshja synon të financojë pjesën e dytë të rrugës, ndërsa ky aks rrugor është i gjatë 34 km dhe synon t’i shërbejë mbi 600 mijë banorëve, të gjithë qyteteve dhe fshatrave nëpër të cilët kalon”, tha ai.