Arjola Demiri: S’gjej dot burrë si vetja

Show Te tjera

Aktorja Arjola Demiri ka folur së fundmi rreth fëmijërisë së saj dhe jetës private.

Teksa ishte e ftuar në “Në kurthin e Pter Pan” Arjola rrëfeu se në fëmijërinë e saj djemtë kanë pasur frikë nga ajo, duke shtuar se ka qenë një vajzë rebele që bënte prapësira.

“Nga unë kanë pasur shumë frikë, sepse kam qenë me flokë të shkurtra, kam qenë rebele dhe kam bërë shumë praprësira. Më kishin shumë, shumë frikë” – tha Arjola.

Duke vënë në dukje fizikun e saj, një nga fëmijët e “Piter Pan” ishte kureshtar nëse Arjola ka pasur në jetën e saj një mashkull më të gjatë se vetja.

 

 

 

“Ata që më propozojnë mua kanë qenë gjithmonë ose gjatësia ime ose më të shkurtër se mua. Akoma s’kam gjetur një burrë më të gjatë se vetja.

Do mundohem ta gjej. Kur e ke burrin më të shkurtër, ndihesh sikur ke marrë badigardin me vete. Mua kështu më duket”– tha Arjola.

Ndërkohë ajo iu përgjigj edhe asaj që e quan “pyetja 1 milion dollarëshe”, që ka të bëjë me shtëpinë që iu dhurua ndërsa ishte ende pjesë e BBV.

“Të gjithë mamat kanë qarë kur unë e mora. E kam marrë është në ndërtim se kjo është pyetje 1 milion dollarëshe.

Hap sytë, Alesja: O mamai kur do ikim te shtëpia. Hap instagramin: O Arjola kur do e marrësh shtëpinë. Vitin tjetër do futem në shtëpi”– tha ajo.

Demiri ka shprehur më herët ambicien për t’u bërë deputete pas përfshirjes së saj në politikë, si mbështetëse e Partisë Socialiste. Një vit më parë u tha se ajo do të kandidonte edhe për deputete për llogari të PS.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi aktorja u fut në “Big Brother Vip” dhe vioji më pas me karrierën e saj ai aktore humori.

Disa javë më parë aktorja publikoi një foto krah kryeministrit Edi Rama të cilin e cilësonte si “artist të përjetshëm.”

Por a do t’i futet Arjola Demiri politikës?

“Ka një çik të vërtetë, edhe kam qejf edhe s’kam qejf”- tha Arjola e ftuar “Në kurthin e Piter Pan” duke mos treguar më shumë.

Kujtojmë se gjatë fushatës së PS ajo u pa herë pas here e angazhuar në zgjedhje pranë stafit të Kryeministrit Edi Rama, të cilin e kishte njohur në sheshxhirimet e filmit të Ermal Mamaqit “I love Tropoja”, kur Arjola ishte protagoniste.

Ndërsa në një intervistë tjetër një vit më parë në “Open”, Demiri tregoi se arsyeja që ajo vendosi të futet në politikë, është Tropoja, ndërsa pyetjes: Do të doje të bëheshe deputete, iu përgjigj: “Pse jo?”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?