Disa pyetje për gënjeshtrat z Nasto
SHPETIM AGOLLI
Sot paradite z.Berisha pati një takim me përfaqësuesit e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, me disa përfaqësues të shoqatave të ndryshme biznesi si dhe me ekspertë të ekonomisë.
Në fjalën e tij z.Berisha theksoi se: “Programin ekonomik të qeverisë të ardhshme do ta hartoni ju dhe jo specialistët tanë.
Paketën fiskale të biznesit të vogël do ta hartoni ju, më të favorshmen për ju…”.
Me të drejtë z.Berisha theksoi luftën që qeveria i bën biznesit të vogël dhe mbështetjen që Rama i jep një dorë oligarkësh.
Këtë retorikë e cila prej vitesh është përsëritur edhe nga i ashtuquajturi Kryetar i Shoqatës të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm Albert Nasto.
z.Berisha sot Albert Naston e kishte në krahun e tij të djathtë, si një ndër panelistët kryesorë mes të ftuarëve të tjerë, pa e ditur se Nasto nuk përfaqëson askënd, përveç vetes.
Por ky nuk është faji i z.Berisha, sepse kështu i’a kanë thënë.
Albert Nasto prej vitesh e kam parë (të paktën 5 vjet që e njoh unë) nëpër panele si ky i sotmi dhe studio televizive duke u paraqitur si Kryetar i Shoqatës tē Biznesit të Vogël dhe Të Mesëm.
Në fakt ai vetēm gënjen.
E vërteta qendron krejt ndryshe.
Ai duke u mburur me numrin e madh të biznesit të vogël që operon në Shqipëri, jo vetēm që nuk ka asnjë anëtar të regjistruar, por e ka uzurpuar shoqatën për interesat e tij.
Nasto ka dy mandate e gjysëm që nuk lejon të bëhen zgjedhje në këtë organizatë sipas Statutit të shoqatës, në të cilin thuhet që: “Shoqata bën zgjedhje të kryesisë në qendër dhe në degë në çdo katër vjet”.
Po i drejtoj disa pyetje Nastos.
1.A është e pezulluar shoqata si aktivitet prej disa vitesh për shkak se ju i detyroheni disa miliona lekë të papaguara Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve?
2.A ka shoqata një Seli kryesore?
Nëse ka patur të na tregojē një faturë tatimore të pagesës të qerasë.
Jo nuk ka. As qendrore dhe as lokale.
3. Cilët janë kryetarër e shoqatës nëpër rrethe siç e përcakton statuti?
Nuk ka asnjë të zgjedhur. Po ka na i thuaj emrat.
4. Ju vetë si përfaqësues i biznesit, a kini një biznes?
Sepse tē mbrosh biznesin, duhet të jesh vetë një biznesmen.
Jo, ju nuk kini asnjë biznes.
Në cilin grup shoqëror jeni ju si individ?
5. Cilat dhe sa janë kuotat që ju mblidhni nga anëtarësia. Cilat janë burimet tuaja financiare? E përcakton statuti.
Asnjë biznes nuk jep kuota, sepse ju nuk kini një mandat ligjor.
6.Na trego njē dokument, një tarifë zyrtare, një pagesë tuajēn ose çdo anëtari tjetër të shoqatës të derdhjes të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
7. Nastua flet për kasat dhe fiskalizimin.
Pyetja. A ka pasur shoqata një kasë fiskale?
A e ka bërë fiskalizimin shoqata?
Po ka na trego një dokument.
Jo nuk ke sepse je i paligjëruar.
Nuk ke asgjë Nasto, asgjë nuk ke, veçse gënjen nëpër studio televizive dhe panele, se ti je një person i cili po lufton qeverinë dhe Edi Ramën por ndërkohë ti po e ndihmon atë përderisa je një individ dhe nuk ke anëtarë të tjerë.
Zero anëtarë.
Na thuaj ca emra “pe Korçe” se në Tiranë dhe rrethe zero anëtarë ke.
U ankove sot se qeveria nuk të fton në panele, kur bëhet fjalë për interesa të biznesit.
Po pse të të ftojë? Nuk e di Ram Hajduti i taksave dhe tatimeve, që ti nuk ke asnjë peshë specifike.
Ai e di mirë që ti nuk mbledh dot as 5 biznese bashkë dhe ai e di që ti asnjë dēm nuk i sjell atij, por përkundrazi e ndihmon atë.
Edhe nëse dikur kemi organizuar disa protesta ti e di mirë se cilët kemi pasur mbështetës.
Gënjeve z.Basha prej disa vitesh ( edhe unë mbaj pak përgjegjësi për këtë), por tē paktën mos e gënje z.Berisha.
Sot z.Berisha në fund të fjalës të tij theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi me ju me të drejtë.
Por me kë? Me ju që përfaqësoni vetëm veten. Dhe vërtet z.Berisha theksoi. Nëse marrëveshjet nuk aplikohen nē realitet, ato do ngelen nē letër pa vlerë.
I them të gjitha këto, sepse unë në cilësinē e ish Kryetarit të BVM për Tiranën prej kohësh të kam kërkuar që shoqatën ta organizonim ligjërishr, ta aktivizonim NIPT- in, duke shlyer detyrimet financiare por duke u bërë edhe transparencë financiare.
Nga ana tjetër, me këmbëngulje kam kërkuar që ta organizonim shoqatën në rrethe dhe të bënim zgjedhje brenda organizatës.
Të sillnim një model të ri, me njerëz me kapacitete intelektuale brenda biznesit dhe me përfaqësues të cilët të vinin nga brezi i ri.
Ti veçse ke gënjyer.
Të gjitha këto që shpreha mē sipër dhe arsye të tjera më detyruan të jap dorëheqjen nga shoqata prej gushtit të vitit të kaluar.
E di që Nasto dhe ndonjë tjetër do thotē:
“Ky flet kështu tani, sepse ka dashur vetë të bëhej kryetar i shoqatës”.
Po, ta kam kërkuar drejtpërdrejt, ashtu si u shpreha më sipër.
-Hajde riorganizojmë shoqatën dhe tē bëjmë zgjedhje sipas statutit.
P.s e di që do e lexojnē shkrimin tim shumë gazetarë, me të cilët kam pasur fatin të kem qenë i ftuar në televizionet përkatëse, për të dhënë kontributin tim jo vetëm si perfaqësues i shoqatës, por edhe si ekspert i taksave dhe tatimeve, për të dhënë kontributin tim ndaj biznesit dhe në luftë të hapur me qeverinë.
Por do i’u lutesha që mos më merrni në telefon për këtë çështje.
Vetëm me një kusht:
Që Albert Nason ta kem ballë përballë në një studio televizive, për t’i shprehur hapur këto që kam shkruar dhe të tjera arsye që mua më nxitën sot të bēja këtë shkrim.


Total 0 Votes
0
0
