Me duar në xhepa, shkon për të vjedhur makinën, por pikaset nga pronari.
Pamjet që shihni tregojnë një hajdut që niset për të vjedhur një makinë në Vlorë, por që plani i tij rezulton i dështuar. Ngjarja është regjistruar mbrëmë pranë shkollës së mesme Halim Xhelo në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se pronari e kishte parkuar mjetin para banesës.
Por zhurma e tentativës për të hapur makinën është dëgjuar nga banorë të pallatit, të cilët kanë njoftuar pronarin. Dalja e menjëhershme e pronarit të makinës ka bërë që hajduti të largohet pa e çuar në fund misionin e tij për të vjedhur automjetin.
Siç shihet edhe nga pamjet, autori pasi kupton se pronari i mjetit kishte ndjerë zhurmën, është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit.
