Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me intervistën e mbrëmshme në ‘Opinion’ të kryeministrit Edi Rama, ku nuk preferoi t’i përgjigjej shumë pyetjeve për inceneratorët.
Përmes një mesazhi në Facebook’ Berisha thekson se çdo natë Ramës i del në ëndërr ish-ministri Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako, që ndodhen pas hekurave.
“Kësaj i thonë kur përmend litarin në shtëpinë e të varurit. Çdo natë i dalin në ëndërr Koka dhe Bllako! sb”, thotë Berisha, teksa ka publikuar një video nga intervista e Ramës. Ky i fundit teksa Fevziu e pyet për inceneratorët, ndërsa Rama bën muhabet me publikun në studio.
“Mirë ça bëhet…Do bëj dhe unë muhabetin tim. Si keni qenë?”, flet Rama me publikun.